Maqedoni
AKE: qytetarët ankohen për fatura të larta
25.01.2017 17:21
Fatura të larta, ndërprerje të rrjetit të internetit, cilësi të dobët dhe shërbime jo në kohë...

Fatura të larta, ndërprerje të rrjetit të internetit, cilësi të dobët dhe shërbime jo në kohë, janë këto problemet më të denoncuara në Agjencinë për komunikime elektronike.
Analizat e AKE-së tregojnë se 20 për qind e denoncimeve janë për shërbime në telefoninë celulare, ndërsa në pozitën e dytë janë kontestet për shërbimet e internetit në telefoninë celulare me rreth 18 për qind.
“Problemi më i denoncuar është dyshimi për atë se për çfarë paguajnë që u vijnë fatura të larta, problemi tjerër është sinjali i dobët, me kualitet të dobët dhe shërbim jo në kohë. 20 për qind e denoncimeve janë për shërbime të telefonisë celulare dhe si problem i dytë më i theksuar është shërbimi i internetit në telefonin celular me 18 për qind”- deklaroi drejtorit të AKE-së, Sasho Dimitrijoski.
Pakënaqësia rreth shërbimeve roaming është në nivelin 5.5 për qind, që sipas Dimitrovskit është rezultat i aktiviteteve të AKE-së që i ka ndërmarrë viteve të kaluara.
Sipas të dhënave që posedon kjo agjenci, vetëdijesimi i qytetarëve për numrin e kontakt qendrës 190 ka shënuar rritje.
GAZMEND REXHEPI
