Botë
Marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Minxhozi: kapni “trenin” e BE-së, lini pas të shkuarën
25.01.2017 17:30
Ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi, shprehu shqetësimin për situatën e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë...

Ai tha se palët janë në shkallën më të lartë të acarimit të marrëdhënieve të tyre dhe nëse bisedimet nuk vazhdojnë, situata mund të përkeqësohet më shumë.
Duke folur në Komisionin e jashtëm, Minxhozi tha se “treni” të cilin duhet të marrin palët është “treni” i Bashkimit Europian, duke lënë mënjanë të shkuarën.
Minxhozi tha se Kosova dhe Serbia kanë një marrëdhënie të ngushtë ekonomike.
Serbia eksporton rreth 500 milionë euro produkte ushqimore në Kosovë, ndërsa theksoi se “treni” që duhet të marrin palët është “treni” i Bashkimit Europian dhe jo “treni” që cenon pavarësinë e Kosovës.
LULJETA NDOKA
