EKONOMI

Fabrikë e re e “Van Hull” në Bunarxhik

12.05.2014 12:41

Në zonën e zhvilluar teknologjike-industriale - Shkupi 2 sot do të përurohet kapacitet i ri i fabrikës për prodhimin e autobusëve të kompanisë nga Belgjika "Van Hull"...

Në zonën e zhvilluar teknologjike-industriale  - Shkupi 2 sot do të përurohet kapacitet i ri i fabrikës për prodhimin e autobusëve të kompanisë nga Belgjika "Van Hull".

Në lëshimin në përdorim të fabrikës së re është paralajmëruar prania e kryeministrit Nikolla Gruevski, si dhe e Filip Van Hull, drejtor ekzekutiv i "Van Hull", ministri për Investime të Juaja Vele Samak, drejtori i Agjencisë për investime të huaja Visar Fida.

Van Hull, filloi me punë në Maqedoni prej në korrik të vitit të kaluar, prejse në vitin 2012 ishte nënshkruar marrëveshje me Qeverinë për investim prej 20 milion eurove në ZZHIT Shkupi 2. Sipas planit zyrtar, Van Hull në Maqedoni veçmë ka investuar 25 milionë euro në fabrikë prej 37.000 metra katror e cila sot është fabrika e dytë grinfild më e madhe në Maqedoni. Në këtë repart punojnë 430 të punësuar dhe veçmë janë  prodhuar mbi 120 autobusë të tregut amerikan.

Kapaciteti i "Van Hull" është i pari  nga fabrikat në zonat industriale të Maqedonisë e cila prodhon prodhim të gatshëm përfundimtar, ndërsa shkon nën brendin "prodhuar në Maqedoni". Një pjesë e madhe e procesit prodhues  veçmë përfshin komponente të prodhimtarisë së Maqedonisë.

Van Hull, është kompani familjare nga Belgjika, e formuar në vitin 1947. Prodhon autobusë urban dhe ndërurban si dhe automjete industriale. Ka më shumë se 4.000 të punësuar në botë dhe realizon përmes 450 milion euro qarkullim në vit. Mbi 80 për qind e prodhimtarisë të "Van Hull" është destinuar për eksport.