Maqedoni

“Pyjet e Maqedonisë”, përcjellje elektronike kundër vjedhjes së drunjve

25.01.2017 18:51

Ndërmarrja Publike “Pyjet e Maqedonisë” ka filluar me përcjellje elektronike të masës së drurit nga pylli, si nga prerja deri tek konsumatori i fundit...

Sipas drejtorit, Zharko Karaxhoski, ky investim me vlerë prej 32,5 milionë euro në tërësi e ka mbuluar ndërmarrja me mjete personale.
 
“Janë blerë 300 kompjuterë mobilë personalë dhe po aq printerë për 180 njësitë ekonomike pyjore dhe 30 filiale, ndërsa 480 të punësuar kanë kaluar trajnim disamujor për përdorim të softuerit”,- deklaroi drejtori i NP “Pyjet e Maqedonisë”, Zharko Karaxhoski.  
 
Karaxhoski gjithashtu theksoi se nuk do të ketë më vjedhje dhe keqpërdorime dhe veprime tjera devijuese. Sistemi elektronik do të vendos rend në punë, ndërsa nga zbatimi i tij përfitim më të madh do të kenë qytetarët, sepse dërgesa e masës së drurit do të jetë më e shpejtë, me kohë dhe cilësore.
 
Sipas tij, është shumë me rëndësi që të eliminohen problemet aktuale me pagesë, si dhe manipulimet eventuale të punëtorëve të terrenit. Në mënyrë precize do të dihet nëse janë të pranishme dhe sa janë aktiv në kryerjen e detyrave të tyre. 
 
BESIM ABDULLAI