Maqedoni
Tragjedia në Rigopiano, shkon në 25 numri i viktimave, 5 të humbur
25.01.2017 19:29
Gjashtë trupa të tjerë janë rikuperuar nga hoteli “Rogopiano” në Peskara të Italisë, i goditur nga një stuhi e fuqishme dëborë më 18 janar, duke e çuar numrin e viktimave në 25 gjithsej...

Ekipet e kërkim shpëtimit gjetën trupat e katër grave dhe dy burrave, prej të cilëve asnjë të gjallë. Shpresat për të gjetur të tjerë të mbijetuar janë të pakta, ndërsa 5 të tjerë rezultojnë ende të humbur.
Kryeministri italian, Paolo Gentiloni, tha se hetimet mbi ortekun kanë nisur për të zbuluar nëse shërbimet emergjente kanë vepruar në korrektësi apo me neglizhencë. Por, shumë banorë të zonave të shkatërruara nga tërmet, përfshirë edhe ata nga qyteti i Amatrices, i cili humbi 300 banorë në gusht, marshuan drejt parlamentit në shenjë proteste për mënyrën se si Qeveria italiane po e menaxhon krizën që ka përfshirë vendin. Më pankarta në duar, ata kërkojnë veprime dhe jo fjalë nga autoritet.
