Brazili përfshihet nga epidemia e etheve të verdha
26.01.2017 12:42
Ministria e Shëndetësisë e Brazilit ka porositur 11.5 milionë doza të vaksinës për ethet e verdha....

Ministria e Shëndetësisë e Brazilit ka porositur 11.5 milionë doza të vaksinës për ethet e verdha. Sëmundja ka shënuar shpërthimin më të madh në këtë vend qysh në vitin 2000. Shtatëdhjetë raste, – përfshirë 40 vdekje, – janë konfirmuar.
Shumica e tyre janë në zonat rurale të shtetit Minas Gerais. Mbi 300 raste janë duke u hetuar. Ethet e verdha mund të jenë potencialisht fatale dhe transmetohen nga mushkonjat. Simptomat përfshijnë ethe, dhimbje dhe të vjella.
Sëmundja mund të shkaktojë dështimin e veshkave dhe të mëlçisë, si dhe gjakderdhje. Guvernatori i Minas Gerais ka shpallur 180 ditë të gjendjes së jashtëzakonshme.
