Zëvendës-sekretari amerikan i shtetit mbërrin për vizitë në Ukrainë
Stengëll në Kiev do të takohet me përfaqësues të autoriteteve properëndimore ukrainase, shoqrinë civile dhe mediat…….

Zëvendës-sekretari amerikan i Shtetit për diplomaci publike dhe lidhje me opinionin Riçard Stengëll sot mbërrin në Ukrainë që t'i mbështesë zgjedhjet presidenciale të caktuara për më 25 maj, njoftoi Departamenti i Shtetit.
Stengëll në Kiev do të takohet me përfaqësues të autoriteteve properëndimore ukrainase, shoqrinë civile dhe mediat.
Vizita e tij e potencon mbështetjen e SHBA-së për Qeverinë përkohshme të re, e cila punon në ndërtimin e sistemit gjithëpërfshirës, transparent dhe demokratik të menaxhimit shtetëror i cili do t'i përgjigjet nevojave të ukrainasve, thuhet në kumtesë.
Ukraina është etapa e parë nga turneu i Stengëllit nëpër Evropë. Turneu do të zgjasë deri më 16 maj dhe përfshin edhe vizita në Letoni dhe Belgjikë.
Paraprakisht SHBA-ja lëshoi 11,45 milionë dollarë ndihmë për ish-republikën sovjetike për organizim të zgjedhjeve presidenciale të saj.
