Ramush Haradinaj flet nga Franca (VIDEO)
26.01.2017 13:33
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur në një lidhje telefonike me radion e Istogut, “Radio Fontana”.
Haradinaj ka kritikuar Prishtinën zyrtare për bisedimet me Serbinë ndërsa ka thënë se procedurës për lirimin e tij po i vije fundi.
I pyetur se çfarë i ka ngelur merak në ditët e fundit, Haradinaj ka potencuar mungesën e tij në përvjetorin e presidentit Rugova dhe mundësinë për të shkuar në përurimin e presidentit të Amerikës, Donald Trump.
Lideri i AAK-së ka falënderuar shqiptarët kudo për mbështetjen e dhënë në çfarëdo forme.
