Gjashtë të vdekur nga zjarret në Kili
26.01.2017 13:56
Gjashtë persona, katër zjarrfikës dhe dy policë, kanë vdekur....

Gjashtë persona, katër zjarrfikës dhe dy policë, kanë vdekur në përballjen e tyre me zjarret që kanë kapluar Kilin qendror, kanë bërë të ditur autoritetet.
Zjarr i madh, i cili është ende duke u rritur, ka kapluar rreth 238 mijë hektarë pyje të vendit.
Ekipeve të shpëtimit ju kanë dalë në ndihmë edhe shumë qytetarë të cilët janë duke u munduar të fikin zjarret e të shpëtojnë shtëpitë dhe kafshët e tyre.
Presidentja e vendit ka urdhëruar të përdoren fonde ekstra për të fikur zjarrin, që ajo e quajti më të madhin që ka përjetuar vendi ndonjëherë.
Të paktën 4,000 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, ka raportuar Zyra Nacionale për Emergjenca.
