Enti Gerontologjik "13 Nëntori" në Shkup, certifikatë akreditimi për tre vite
Enti Gerontologjik "13 Nëntori" në Shkup ka marrë certifikatë akreditimi.....

Enti Gerontologjik "13 Nëntori" në Shkup ka marrë certifikatë akreditimi trevjeçar për kualitet të lartë të shërbimeve mjekësore.
Drejtoreshës së Entit Gerontologjik, Lençe Neloskit, certifikatën ia dorëzoi drejtoresha e Agjencisë për cilësi dhe akreditim të institucioneve shëndetësore, Elizabeta Zisovska.
“Është institucioni i parë shëndetësor në Maqedoni i cili akreditohet me kohëzgjatje trevjeçare. Përndryshe, në Maqedoni nga ana e Agjencisë për cilësi dhe akreditim të institucioneve shëndetësore janë të akredituara shtatë institucione, por paraprakisht kemi pasur akreditime me kohëzgjatje vetëm për një vit”,- deklaroi këshilltari në Agjencinë për cilësi dhe akreditim të institucioneve shëndetësore, Lirim Isahi.
“Ne arritëm për një kohë të shkurtër të kuptojmë se ç’është procesi i akreditimit dhe me një ndihmë të madhe nga Agjencia për akreditim, me një bashkëpunim në kontinuitet prej një viti e gjysmë dhe me një angazhim të madh të koordinatorit tonë për implementim, me ekipin e mirë të kolegëve të përfshirë në të gjitha ekipet, jemi shumë krenarë që jemi Institucioni i parë që morëm akreditim për tre vite”,- tha drejtoresha e Entit Gjerontologjik, Lençe Nellovska.
Agjencia për cilësi dhe akreditim inkurajon edhe institucionet tjera shëndetësore të ndjekin rrugën e këtij institucioni për rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)
