Ekstradimi i puçistëve, Greqia “zemëron” Turqinë, pritet reagimi
Një gjykatë në Greqi ka vendosur përfundimisht të enjten të refuzojë kërkesën e Turqisë....

Një gjykatë në Greqi ka vendosur përfundimisht të enjten të refuzojë kërkesën e Turqisë për ekstradimin e tetë ushtarakëve që kërkuan azil në Greqi pas grushtit të shtetit në Turqi.
Tetë ushtarakët, emrat e të cilëve nuk janë të ditur, kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin grek më 16 korrik.
Ata udhëtuan me një helikopter ushtarak drejt ishujve grekë. Pak para vendimit, ministri i Drejtësisë i Greqisë, Stavros Kondonis, tha se “qeveria do të respektojë vendimin e gjykatës”.
Ankaraja zyrtare ka paralajmëruar për pasoja Athinën në rast mosekstradimi të tetë ushtarakëve turq të akuzuar për pjesëmarrje në grushtin e dështuar të shtetit të 15 korrikut.
