Dialogu Kosovë – Serbi, debate të nxehta në Parlamentin shqiptar

26.01.2017 16:40

Parlamenti shqiptar është ndezur nga debatet e ashpra pas tensioneve Kosovë - Serbi...

Deputeti i forcës më të re politike, Ben Blushi, ka sulmuar qeverinë për “sehirin” që po bën lidhur me këto tensione, ndërsa përmendi se edhe marrëdhëniet me Maqedoninë janë të dobëta. Blushi shkoi më larg duke thënë se nëse kufijtë ndryshojnë, Shqipëria duhet të bashkohet me Kosovën.
 
“Shqipëria është aktori më i dobët sot në Kosovë. Diplomacia jonë sot duhet ta bëjë të qartë se ndarja e Kosovës, ndryshimi i kufijve në Ballkan, do kishte vetëm një pasojë. Nëse Kosova ndahet në veri, atëherë pasoja do ishte bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, pasoja e arsyeshme dhe e vetme nëse kjo ndodh. Nuk do të ishte një Shqipëri e madhe, por Shqipëri e re, jo e kërkuar nga shqiptarët, por e provokuar nga të tjerët”,- deklaroi kryetari i Partisë “Libra”, Ben Blushi.
 
Edhe ish-kryeministri, Sali Berisha, kritikoi ashpër Ramën për qëndrimin e tij. 
 
“Ne ndaj çdo agresioni ndaj shqiptarëve do të reagojmë si një komb i vetëm. Ne respektojmë paqen, por në qoftë se vini me agresion, do t’u përgjigjemi me të gjitha mundësitë dhe mjetet tona”,- theksoi ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
 
Por, këtyre akuzave i është përgjigjur ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati. 
 
“Shqiptarët janë dhe do të mbeten promotorë  në rajon. Në këto kohë të turbullta kur fqinjët e ndryshëm mund të tentojnë të çiftëzojnë etatrilitetin me politikën e jashtme, Shqipëria do të vijojë të mbetet në kursin euroatlantik”,- u shpreh ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.  
 
Edhe gjatë ditës së djeshme në Komisionin e jashtëm u diskutua lidhur me marrëdhëniet Kosovë - Serbi, ku ish-ambasadori, Qemal Minxozi, tha se janë në pikën zero.(Luljeta Ndoka, TVM2)