Maqedoni
MASh paralajmëron tre projekte kapitale për konviktet
26.01.2017 16:59
Ministria e Arsimit dhe Shkencës paralajmëroi tre projekte kapitale për konviktet, si rekonstruimin e Konviktit “Goce Dellçev” në Shkup...

Ministria e Arsimit dhe Shkencës paralajmëroi tre projekte kapitale për konviktet, si rekonstruimin e Konviktit “Goce Dellçev” në Shkup, mobilje të reja për të gjitha dhjetë konviktet shtetërore studentore dhe pajisje të tyre me lavatriçe. Po ashtu paralajmërohet se gjatë këtij viti do të fillojë ndërtimi i tre konvikteve të reja.
“Planet tona për të ardhmen janë të mëdha, siç e dini morëm vendim për ndërtimin e tre konvikteve studentore, dy prej tyre në Shkup, ndërsa një në Tetovë. Janë të përzgjedhur kompanitë të cilat në afat sa më të shkurtë do të fillojnë me punë, pas zyrtarizimit të lejes për punë. Bëhet fjalë për objekte të mëdha, për realizimin e të cilave është e nevojshme kohë më e gjatë”,- deklaroi zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski.
Mirëmbajtja dhe sjellja e kushteve më të mira është prioritet i qeverisë, për të cilat do të angazhohet edhe në të ardhmen. Ristovski tha se deri më tani për përmirësimin e kushteve dhe për rritjen e kapaciteteve pranuese janë investuar rreth 350 milion denarë.
ERSAN PAJAZITI
