PREMIER LIGA

Mançester Siti shpallet kampion i Anglisë

12.05.2014 12:52

Mançester Siti falë fitores ndaj Uest Hamit arriti që të ruajë epërsinë prej dy pikëve ndaj Liverpullit që sot mundi Njuaksëll Junajtedin. Në këtë mënyrë Liverpulli siguroi një vend për në Ligën e Kampionëve, njëjtë sikurse Çelzi edhe Arsenali, ndërkohë Evertoni dhe Totenhami do të luajnë në Liga Evropa. Nga Premier Liga u larguan Noruiçi, Fulhami dhe Kardifi…………

Skuadra e Mançester Sitit edhe zyrtarisht është kampion i Anglisë në futboll. Deri tek titulli kampion skuadra e “sheikëve” erdhi vetëm në xhiron e fundit pasi mposhti Uest Hamin me rezultatin 2:0.

Golat e fitores e cila kishte vlerën e titullit i shënuan Samir Nasri (39’) dhe Vinsent Kompany (49’).

Në ndeshjen tjetër, Liverpulli e mundi Njuaksëll Junajtedin me rezultatin 2:1, por kjo fitore ishte e pavlefshme, pasi Siti fitoj dhe kështu me dy pikë më shumë se Liverpulli arriti që të shpallet kampion, duke i pamundësuar skuadrës nga Enfilld Roud që ti gëzohet titullit, që i mungon veçmë 25 vite.

Në këtë mënyrë Liverpulli siguroi një vend për në Ligën e Kampionëve, njëjtë sikurse Çelzi që sot shënoi fitore 1:2 në transfertë ndaj Kardifit, dhe Arsenali që u rendit në pozitën e katërt pas fitores që e arriti në përballjen kundër Noruiçit.

Evertoni dhe Totenhami janë dy skuadrat angleze që do të luajnë në Liga Evropa, ndërsa pas shumë vitesh Mançester Junajtedi mbetet jashtë garave ndërkombëtare, pasi “Djajtë e Kuq” zhvilluan një ndër sezonet më dështuese duke u renditur vetëm në pozitën e 7-të.

Ata sot barazuan 1:1 si mysafir me Sautemptonin, ndërkohë Fulhami i Pajtim Kasamit edhe përkundër barazimit 2:2 me Kristal Pallasin vitin tjetër do të luajë në Championchip, së bashku edhe me Noruiçin dhe Kardifin. (infOSport.mk)