Maqedoni
LSDM: Paga mesatare do të jetë 30.000 denarë; VMRO: LSDM jep premtime të rrejshme
26.01.2017 17:16
LSDM sërish ka premtuar pagë reale mesatare prej 30.000 denarësh...

Nga kjo parti theksojnë se me politika përgjegjëse ekonomike do të mundësojnë rritje reale ekonomike dhe jetë cilësore për të gjithë qytetarët.
“Spiralen e rritjes së pagave do ta hapim me rritjen e pagës minimale, e cila në katër muajt e parë të mandatit do të rritet në 12.000 denarë për të gjithë punonjësit, ndërsa deri në fund të mandatit deri në 16.000 denarë. Pagën mesatare prej 30.000 denarë do ta sigurojmë me mbështetje të fuqishme të ndërmarrjeve vendore, mikro, të vogla dhe të mesme, për të cilat planifikuam 140 milionë euro ndihmë të drejtpërdrejtë shtetërore”,- thuhet në njoftimin e LSDM-së.
Sipas LSDM-së, pushteti dhe Enti i Statistikës “nuk do të mund më shumë me numra joreale t’i gënjejë qytetarët, shumica e të cilëve në zgjedhjet e fundit janë përcaktuar për ndryshime”.
Ndaj këtyre premtimeve të LSDM-së kanë reaguar nga VMRO-DPMNE, nga e cila vlerëson se premtimet e LSDM-së janë të rrejshme.
“Edhe në vitin 2002 premtonin punësime për një anëtar të secilës familje dhe mbështetje për ndërmarrjet, por përkundër kësaj, e rritën papunësinë në 39 për qind dhe mbyllën qindra fabrika. Prandaj qytetarët nuk i besojnë LSDM-së dhe prandaj nuk i dhanë mbështetje në zgjedhje, sepse politikat katastrofale të LSDM-së nuk dëshirojnë t’i ndjejnë sërish në lëkurën e vet”,- thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
GYLTENE SINANI
