Maqedoni

LSDM dhe PRDM: Autoritetet nuk bëjnë sa duhet për uljen e ndotjes

26.01.2017 17:37

LSDM ka kritikuar pushtetin lokal dhe qendror se në buxhetin për këtë vit nuk kanë paraparë mjete për zbatimin e masave nga Plani për përmirësim të cilësisë së ajrit në qytetin e Shkupit...

Zëdhënësi socialdemokrat, Damjan Mançevski, ka deklaruar se një pjesë e propozim-masave të Qytetit të Shkupit për përmirësim të cilësisë së ajrit janë korrekte, e disa të tjera nuk përgjigjen me nënqiellin e Shkupit, por problem kryesor mbetet sigurimi i parave.
 
"Me zbatimin e këtyre masave nevojiten para. Para, të cilat as qyteti as shteti nuk i ka parashikuar në buxhetet e tyre për vitin 2017. Asgjë nga ajo që është propozuar në këtë dokument nuk mund të zbatohet konform buxhetit të qytetit për këtë vit",- deklaroi Damjan Mançevski nga LSDM.
 
Edhe nga Partia për Ripërtëritje Demokratike të Maqedonisë kanë kritikuar pushtetin lokal dhe qendror, duke theksuar se pa pako urgjente të masave nuk ka shpëtim nga ndotja e ajrit, ndërsa në kushte ku prania e grimcave PM-10 është për 10-20 herë më e lartë, nuk mund të jetë zgjidhje vetëm një masë ose përdorimi çift-tek i automjeteve dhe ulja e përdorimit të automjeteve zyrtare, që e propozon Ministria e Ambientit. 
 
GAZMEND KURTISHI