Maqedoni

Shkup, pasditen e sotme u regjistrua dridhje e tokës

26.01.2017 18:31

Pasditen e sotme u regjistrua dridhje e tokës në kryeqendrën e vendit...

Stacioni matës sizmik i Maqedonisë ka regjistruar një tërmet në orën 16:28 minuta me magnitudë prej 1.9 shkallëve sipas Rihterit.
 
Sipas informacioneve të deritanishme, tërmeti është ndjerë në Shkup dhe rrethinë, me intensitet prej 3 shkallë sipas matjes europiane makrosizmike.