Maqedoni

“Aleanca për shqiptarët”: BDI të ketë parasysh interesin e shqiptarëve

26.01.2017 18:51

“Aleanca për shqiptarët” thotë se po ndjek me vëmendje të veçantë bisedimet mes BDI-së dhe VMRO-së për formimin e qeverisë...

“Rikujtojmë BDI-në se pjesëmarrja “pa kushte” në qeveri është praktikë e dëmshme dhe i takon të kaluarës politike jo të lavdishme të shqiptarëve të Maqedonisë. I rekomandojmë BDI-së të ketë parasysh interesat kolektive të shqiptarëve duke mos lëvizur aspak prej kushteve të cilat u dakorduan në tryezën e përbashkët të partive politike shqiptare. Nuk mund të ketë perspektivë euroatlantike vendi pa vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Publike Speciale pa barazinë e plotë dhe frymimin binacional të shtetit, pa sundimin e së drejtës, pa implementimin e raportit të Pribesë, pa zbardhjen e rasteve të montuara politike dhe vënien përpara përgjegjësisë të personave që inskenuan ato”,- thuhet në komunikatën e partisë.