Greta, mes muzikës dhe politikës
22-vjeçarja ka sqaruar se të dy profesionet vazhdon t’i ketë në plan të parë dhe se “publiku po mësohet tashmë që në politikë kanë një këngëtare të dashur të tyre”…...
Greta Koçi vazhdon të ketë dashuri edhe ndaj politikës edhe ndaj muzikës, ndërsa pas një viti e gjysmë, kur gurin e përkushtimit e kishte vendosur në politikë si nënkryetare e Forumit Rinor të PD-së, tashmë rikthehet në muzikë me një këngë të re dashurie.
“Nga klipi i fundit ka kaluar një vit e gjysmë. Po kaq kohë ka kaluar edhe nga daljet e mia nëpër evente apo festivale të rëndësishme, ku publiku ishte mësuar të më ndiqte shpesh. Pra, ka qenë një periudhë pauze në muzikë, për një angazhim mjaft të rëndësishëm dhe serioz timin, siç është drejtimi i ‘FRPDSH-së’”, ka deklaruar këngëtarja për Panorama.
22-vjeçarja ka sqaruar se të dy profesionet vazhdon t’i ketë në plan të parë dhe se “publiku po mësohet tashmë që në politikë kanë një këngëtare të dashur të tyre”.
Kënga e re e Gretës mban titullin “What’s up” dhe është në bashkëpunim me reperin GMBC.
“Sigurisht që në këtë periudhë e kam planifikuar të kem muzikën në plan të parë, në kuptimin e krijimtarive të shumta, që do të sjell për publikun. Gjithsecili ndërton një strategji në punën e tij... Kënga është pëlqyer mjaft dhe klipi gjithashtu”, ka shtuar ajo.