Rritet çmimi i naftës pas referendumit në Donjeck

12.05.2014 13:41

Çmimet termike të naftës u rritën, pasi që forcat proruse në Ukrainën Lindore njoftuan se 89 për qind e votuesve në referendumin në Donjeck votuan për pavarësi…….

Çmimet termike të naftës u rritën, pasi që forcat proruse në Ukrainën Lindore njoftuan se 89 për qind e votuesve në referendumin në Donjeck votuan për pavarësi.

Një barel i "naftës" amerikane për dërgesë në qershor u shtrenjtua në bursën tregtare në Nju-Jork gjatë centë në 100,05 dollarë për barel, ndërsa sasia e njejtë e naftës së Detit të veriut nga tipi "brent" për dërgesë në qershor në bursën në Londër kushtonte 108,20 dollarë, gjegjësisht 31 centë më shumë në krahasim me punën e javës së kaluar.

"Për shkak të rrezikut nga eskalimi i tensioneve gjeopolitike brenda dhe jashtë Ukrainës, rezervat e naftës do të mund të çrregullohen", deklaroi analisti i bursave i kompanisë singaporiane "CMC Markets, Dezmond Çua.