Pesë aksidente në 24 orët e fundit në Shkup
Pesë aksidente me dëme të shkaktuara materiale kanë ndodhur...

Pesë aksidente me dëme të shkaktuara materiale kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup. Sipas evidentimit të SPB-së Shkup, dje policia e komunikacionit ka sanksionuar tre shoferë, të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, tre kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe se e lejuara, dy nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve në vendkalimin e shënuar për këmbësorë, 17 kanë vozitur pa patentë shoferi, përkatësisht të paregjistruar, si dhe 13 shoferë të cilët nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë ose kanë përdorur celular.
Janë zënë edhe 36 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme. Me automjetin special “karrotrec” janë larguar 48 automjete. Nesër me fillim në orën 17:00 në Qendrën sportive “Jane Sandanski” në suaza të ABBA grupit do të luhet garë ndërkombëtare e basketbollit mes ekipeve “Aerodrom” dhe “Mega Leks”, Republika e Serbisë. Me qëllim të zhvillimit të sigurtë të komunikacionit, paralajmërohet se policia e komunikacionit do të ndërmarrë masa adekuate për sigurimin e komunikacionit.
