May takon sot Trampin, vizita e parë në Shtëpinë e Bardhë
27.01.2017 12:35
Kryeministrja britanike Tereza May pritet të mbajë sot një takim...
Kryeministrja britanike Tereza May pritet të mbajë sot një takim kokë më kokë me presidentin amerikan Donald Tramp, me të cilin do të diskutojë për disa çështje mjaft të rëndësishme, ku përfshihen forcimi i marrëdhënieve dy palëshe si dhe mundësia e arritjes së një marrëveshje tregtare pas largimit të Britanisë nga Bashkimi Europian.
Mei dhe Tramp do të bisedojnë për rreth një orë së bashku dhe kjo do të jetë vizita e parë e një lideri të huaj në Shtëpinë e Bardhë, që kur se Tramp ka marrë detyrën. Më herët Mei ka vlerësuar Donald Trampin dhe idetë e tij, duke theksuar se ai nuk duhet të dështojë me ndërhyrje të mundshme ushtarake “për ta bërë botën imazhin e tij”.
