Shembet miniera në Tropojë, një i vdekur dhe një i plagosur
27.01.2017 13:34
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tropojë....

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tropojë.
Një nga minierat e kromit në këtë zonë është shembur duke i marrë jetën një punonjësi.
Jo vetëm kaq por nga të dhënat paraprake flitet se ka edhe minatorë të tjerë të plagosur.
Deri më tani nuk dihet se cili është shkaku i ngjarjes si dhe identiteti i viktimës, por mësohet se është shembur miniera e Lajthizës.
Ndihma e parë është dhënë nga minatorët aty, ndërsa drejt vendit të ngjarjes është nisur ambulanca dhe policia.
