Maqedoni
Ulet çmimi i energjisë për kompanitë e vogla dhe të mesme
12.05.2014 18:03
Në fazën e tretë të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, EVN doli me çmim më të ulët për kompanitë e vogla dhe të mesme...

Në fazën e tretë të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, EVN doli me çmim më të ulët për kompanitë e vogla dhe të mesme.
Këtë e bëri publike menaxheri i EVN-së, Niko Berberu. Sipas tij, afër 85.000 kompani të vogla dhe të mesme që nga vjeshta do të kenë mundësi të zgjedhin se nga kush kanë dëshirë të furnizohen me energji elektrike.
“Mbi 80 mijë kompani të vogla dhe të mesme do të marrin oferta me çmime më të ulëta të rregulluara deri më tani, si rezultat i modelit të ndryshuar. Sipas ekspertëve tanë, kompanitë do të kenë çmime më konkurruese të energjisë elektrike, si rezultat i ndryshimit të modelit që do të pasojë në liberalizimin e tregut të energjisë elektrike. Treg i hapur do të thotë çmim më të ulët të energjisë elektrike, me çka do të ndikojë drejtpërdrejtë në efikasitetin dhe përmirësimin e konkurrencës dhe produktivitetit”, deklaroi menaxheri i EVN-së, Niko Berberu.
EVN është furnizim lider i tregut të hapur të energjisë elektrike në Maqedoni. Kompania ka një ekip ekspertësh, të cilët mundësojnë shërbime në kohë, profesionale, si dhe ekspertizë, ku kompanive ju mundësohet zhvillim stabil në biznesin e tyre.
MEMEDALI JUSUFI
