Maqedoni
Shtyhet gjykimi për “Maxhar Telekom”, Bogoeski: Tentojnë të më bëjnë presion, do t’i padis
27.01.2017 15:47
Seanca gjyqësore për rastin “Maxhar Telekom”, në të cilën ish shefi i DSK-së, Sllobodan Bogoeski...

Seanca gjyqësore për rastin “Maxhar Telekom”, në të cilën ish shefi i DSK-së, Sllobodan Bogoeski, akuzohet për shpifje nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, dhe ish zëvendëskryeministri, Musa Xhaferi, u prolongua për më 25 maj.
Avokati i Bogoeskit kërkoi nga gjykata që ta shpallë veten jokompetente për këtë rast, pasi deklarata e Bogoevskit është dhënë në Ambasadën amerikane dhe procesi për lëndën ende vazhdon, duke i pamundësuar kështu Bogoeskit të japë deklarata shtesë.
Avokati mbrojtës, Valentin Zafirov, tha se gjithçka që thuhet në Ambasadën e ShBA-së ose në cilëndo ambasadë tjetër është çështje që nuk i përket Republikës së Maqedonisë.
“Gjykata në Maqedoni nuk mund të jetë kompetente, sepse sipas principit të “ex territorialitetit”, vendet ku gjenden ambasadat i përkasin vendeve të cilat i përfaqësojnë, për këtë arsye nuk mund të jetë kompetente Gjykata maqedonase. Sipas ligjeve të Amerikës, nuk mund të paditet për shpifje personi që jep deklaratë në gjykatë. Këtë e dinë edhe ana tjetër”,- deklaroi avokati mbrojtës, Valentin Zafirov.
Paditësit në seancën e radhës do të propozojnë dëshmitarë. Sipas tyre, gjykata është kompetente për ta udhëhequr rastin dhe e njëjta duhet ta zbatojë Ligjin për përgjegjësi qytetare. Paditësit seancën e radhës do të propozojnë dëshmitarë. Sipas tyre, gjykata është kompetente për ta udhëhequr rastin dhe e njëjta duhet ta zbatojë ligjin për përgjegjësi qytetare.
Avokatët e palës paditëse , vlerësuar se dëshmia e Bogoevskit para Qarkut gjyqësor në NewYork, është shpifje. Por Bogoeski thotë se me paditë ndaj tij, në njëfarë mënyre janë presion dhe tentim për ta frikësuar si dëshmitar dhe paralajmëroi se do të ngre padi kundër personave që hapën procesin ndaj tij.
Por, Bogoeski thotë se paditë për shpifje në njëfarë mënyre janë presion dhe tentim për ta frikësuar dëshmitarin dhe paralajmëroi se do të ngre padi kundër personave që hapën procesin ndaj tij.
"Padia për shpifje për deklaratë të dhënë në procedurë gjyqësore nuk është e lejuar. Sipas ligjit të ShBA-së dhe në bazë të nenit 368 të Kodit Penal, dënohet ndikimi mbi dëshmitarët në proces gjyqësor. Qëllimi është që një gjykatë jokompetente të marrë vendim kundër meje, që do ta shfrytëzonin për të amortizuar deklaratën time në procesin që po zhvillohet në Nju Jork dhe në Prokurorinë për krim të organizuar në Maqedoni”,- theksoi ish shefi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sllobodan Bogoeski.
Sipas Komisionit amerikan të letrave me vlerë, drejtorët ekzekutivë të “Magjar Telekomit”, me marrëveshje të falsifikuara, kanë korruptuar funksionarë në Maqedoni në vitet 2005 dhe 2006.
SANIJE DURAKU
