Maqedoni

Konkurs për regjistrimin e studentëve

12.05.2014 18:07

Në bazë të konkursit të shpallur për regjistrim të studentëve në institucionet e arsimit sipëror për vitin akademik 2014-2015...

Në bazë të konkursit të shpallur për regjistrim të studentëve në institucionet e arsimit sipëror për vitin akademik 2014-2015, më shumë vende të lira janë paraparë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, ku do të regjistrohen 10 mijë e 48 student.
 
Në Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir, ka 3595 vende të lira, në USHT 5358 vende të lira, në Universitetin “Goce Dellçev” 4728 dhe ne Universitetin “Apostol Pavle” ka 440 vende të lira. Përskaj apelit  të  ministrit Spiro Ristovski, që nxënësit të orientohen në shkencat teknike dhe matematiko-natyrore, këtë ua rekomandojnë edhe profesorët, të cilët thonë se për këto lëmi ka nevojë tregu i punës.
 
“Në të ardhmen ata të cilët do të studionin kiminë në institucionet e ndryshme në Maqedoni, pasi që numri i tillë është deficitar, matematika është deficitare, tani ne kemi mungesë të kuadrove të fizikës në të gjitha shkollat e mesme dhe ka mungesë të kuadrit shqiptar”, deklaroi profesori Bilgin Hajredini.
 
Nxënësit thonë se do të vazhdojnë arsimin sipëror dhe do të përzgjedhin fakultetet që ofrojnë kushte dhe perspektivë më të mirë.
 
“Te ne ndihet një mungesë e arkitekturës dhe me pëlqejnë vizatimet, dizajni dhe ndoshta do të ketë përparësi më të madhe se drejtimet më të përhapura”, u shpreh një nxënës.
 
“Unë do të vazhdoj në drejtimin e gjinekologjisë, sepse mendoj se populli shqiptar ka shumë pak femra në këtë drejtim”, theksoi një nxënëse.
 
“Qyteti ynë ka nevojë për kuadro shqiptare të optikës dhe mendoj se në të ardhmen do të vazhdoj këtë drejtim, teknikë optike”, tha një nxënës.
 
Studentët, të cilët do të regjistrohen në kuotën shtetërore, do të paguajnë 200 euro,studentët me vetëfinancim 400 euro, ndërsa studimet e disperzuara 100 euro.
 
FLUTURA LATIFI