Maqedoni
Qendra për punësim “Maqedonia punëson”, fokusi tek të rinjtë
27.01.2017 16:36
Në Shkup, në 10 vitet e fundit, numri i të papunëve është zvogëluar për 49.7%, ndërsa i të punësuarve është rritur për 39.8%...

Nga viti 2007 deri më sot, nëpërmjet masës për vetëpunësim janë hapur 7.200 biznese të reja, 35% prej të cilave nga të rinjtë, thonë nga Qendra për punësim në Shkup.
“Me fazën e parë të projektit “Maqedonia punëson” u punësuan 18.900 persona, ndërsa në fazën e dytë mbi 4.200. Dy projektet janë iniciuar me projektin e parë ligjor "Punësimi i të rinjve deri 29 ¬vjeç", i cili punëdhënësve për herë të parë ju dha mundësinë të punësojnë të rinj deri në moshën 29¬ vjeçare dhe të lirohen prej pagesës së kontributeve sociale dhe tatimit personal të të ardhurave”,- deklaroi Sllobodanka Aleksova nga Qendra për Punësim – Shkup.
“Është e nevojshme që të ketë një qasje të re. Duhen mbështetur të rinjtë si kategori specifike. Masat që shteti duhet të ndërmarrë, duhet fokusohen tek të rinjtë”,- theksoi drejtori i Koalicionit të organizatave rinore “Sega”, Zoran Ilievski.
Konferenca me temë “Politika aktuale për punësimin e të rinjve në BE dhe masat në Maqedoni në këtë drejtim”, kishte për qëllim përmirësimin e masave efektive dhe politikave për punësimin e të rinjve.
REJHANE BUSHI-METAJ
