Maqedoni

Efikasiteti energjetik, 20 milionë denarë subvencione për dritare PVC

27.01.2017 17:21

Ministria e Ekonomisë këtë vit zbaton një masë të re për efikasitetin e energjisë...

Përveç subvencioneve për instalimin e sistemeve solare, familjeve do t’u ndihmohet edhe me subvencione për montimin e dritareve PVC ose të aluminit. Për këtë qëllim, Ministria e Ekonomisë ka ndarë 20 milionë denarë për 2017-n, me të cilat do të kompensohen deri në 50 për qind të shpenzimeve, por jo më shumë se 500 euro për familje, në kundërvlerë në denarë.
 
Kompensim mund të marrin personat që kanë blerë dhe instaluar dritare të tilla nga data e publikimit të thirrjes publike deri në datën e përfundimit të thirrjes.
 
Ndarja e kompensimeve do të bëhet sipas parimit “i pari vjen, i pari shërbehesh”, deri në shfrytëzimin e fondeve të caktuara për këtë qëllim. Shpallja për këto subvencione do të publikohet deri në fund të muajit dhe do të zgjasë deri në fund të muajit gusht.
 
Risi ka edhe te masa për kthimin e një pjese të shpenzimeve për sistemet e blera dhe të instaluara solare për amvisëritë për vitin 2017, ku buxheti i këtij viti është rritur nga 6 milionë denarë deri në 16 milionë, ndërkohë që kushtet mbeten të njëjta, kompensim i një pjese të shpenzimeve deri në 300 euro në denarë për familje.