Maqedoni

Ndihmat sociale, skadoi afati për ripërtëritjen e dokumentacionit

27.01.2017 18:17

Skadoi afati i fundit për ripërtëritjen e dokumentacionit për marrjen e ndihmës sociale...

25 mijë e 358 kërkesa janë dorëzuar deri më tani për ripërtëritjen e dokumentacionit për marrjen e ndihmës sociale prej 19 dhjetor të vitit të kaluar deri më 23 janar të këtij viti.
 
Të gjitha dokumentet e tjera institucionet do t'i marrin përmes pozitës zyrtare nga DAP-i, PIOM, Kadastra, nga Agjencia për punësim, Agjencia për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, MPB-ja, Drejtoria për udhëheqje të librave amë dhe PBRM.
 
Procedura për ripërtëritje të dokumentacionit ka filluar më 19 dhjetor të vitit të kaluar. Vitin e kaluar u regjistruan rreth 27 mijë shfrytëzues të të drejtave për mbrojtje sociale.
 
Në rrjedhë është ripërtëritja e dokumentacionit për të drejtat e fëmijëve, përkatësisht shtesa e posaçme për fëmijë, shtesa e fëmijëve dhe shtesa e prindërve për fëmijë të tretë dhe të katërt,që do të zgjasë deri më 31 mars të këtij viti.
 
Vitin e kaluar, të drejtën e shtesës së prindërve për fëmijë të tretë e realizuan 23.246 shfrytëzues, ndërsa për fëmijë të katërt 814. 
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI