Maqedoni

Qeveria e re, BDI pa vendim për koalicionim me Gruevskin

27.01.2017 18:35

Edhe sonte nga Bashkimi Demokratik për Integrim u shprehen të pa vendosur lidhur me koalicionimi me ndonjë parti nga blloku maqedonas...

Për këtë arsyeje kreu I BDI-ës, ka mbajtur mbledhje me katër nënkryetarët e kësaj partie, me të cilët ka diskutuar çështjen e koalicionimi, por edhe ky takim pse zgjati më shumë se 5 orë nuk arrit që të ketë ndonjë vendim nga BDI.
 
Ndërkohë pas takimit, zëdhënësi I kësaj partie Bujar Osmani ka theksuar se nuk është arritur gjë, dhe takimi I kryesisë së BDI-së do të vazhdoj edhe gjatë ditës së nesërme.
 
“Është një moment shumë delikat për të vendosur lidhur me koalicionin e ardhëshëm kështu që mbledhja do të vazhdojë dhe nesër për të vazhduar gjithashtu edhe me konsultat brenda kryesisë qëndrore”, tha Bujar Osmani, zëdhënës I BDI-së.
 
Ndërsa, afati për formimin e qeverisë ka ngelur edhe dy ditë. Se a do të arrijë që mandatari Nikolla Gruevski të formoj qeveri mbete të shihet ditëve në vijim.
 
VISAR SADIKI