Maqedoni
Ekspert të drejtësisë Amerikane në Maqedoni
12.05.2014 18:11
Ekspert, gjykatës, avokat dhe prokuror të penales nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe atyre vendore...

Ekspert, gjykatës, avokat dhe prokuror të penales nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe atyre vendore, në një konferencë të përbashkët kanë këmbyer përvojat e tyre, gjë që pritet të ndihmojë në harmonizimin e politikave në fushën e drejtësisë.
Kryeprokurori Marko Zvrlevski, vërejtjet kryesore i ka fokusuar në vështirësitë e zbatimit të instituteve të reja në praktikë, të cilat i parashikon ligji i ri për procedurë penale.
“Që të fillojë të zbatohet marrëveshja është e patjetërsueshme në Maqedoni të ekzistojë politikë ndëshkuese stabile dhe e njëjtë. Në Maqedoni për momentin nuk kemi politikë stabile dhe të njëjtë”, deklaroi kryeprokurori, Marko Zvrlevski.
“Pa miratimin dhe ekzistimin e kësaj rregullore, sistemi i ri që rregullon të drejtën e re materiale dhe procedurale, në praktikë nuk do të mund të funksionojë pa pengesa”, u shpreh kryetarja e Gjykatës Supreme, Lidija Nedellkova.
Ndërkohë, në SHBA rregullorja është në nivel federal dhe nuk është i obligueshëm, megjithatë 80% e saj zbatohet në praktikë. Megjithatë SHBA-të mbeten në përkushtimin për ta ndihmuar Maqedoninë nëpërmjet projekteve të caktuara.
“Në krahasim me rregulloren, 17-18 % e dënimeve janë më të ulëta nga ajo që parasheh rregullorja, ndërsa 2 % më të larta dhe gjithmonë ekzistojnë përjashtime kur nuk mund të implementohet rregullorja”, tha gjykatësi federal në Teksas të SHBA-ve, Rikardo Hinohoza.
“Eurointegrimi i vendit në strukturat euroatlantike është prioriteti kryesor në politikën e jashtme të kësaj qeverie. Ne duam të ndihmojmë në këto përpjekje dhe përmirësimet në fushën e sundimit të së drejtës paraqesin një pjesë kryesore të këtyre përpjekjeve”, theksoi ambasadori i SHBA-ve, Pol Volers.
Kyçja e gjykatësve, prokurorëve, avokatëve dhe publikut në këto prezantime do të ndihmojë të kuptohen reformat dhe të respektohet sistemi ligjor në vend, u tha me këtë rast.
FLORIJE KAMBERI
