Botë

Vritet në mes të Napolit futbollisti

27.01.2017 20:30

Një ish – lojtar i ekipit të të rinjve të Napolit është qëlluar për vdekje këtë të premte, në një zonë të populluar të qytetit...

Renato Di Giovanni, i cili dikur u shfaq në stolin e Napolit në sfidën përballë Arsenal, në Ligën e të Rinjve të UEFA –s, mësohet se u vra në një sulm mafioz në orët e para të mëngjesit në qytetin e Napolit.
Sipas mediave italiane, 21 – vjeçari ndodhej përballë kishës Santa Maria di Montevergine, në Soccavo, kur ndodhi u qëllua disa herë me armë zjarri dhe ndërroi jetë në vend.
 
Di Giovanni, i cili për herë të fundit u shfaq te Napoli në 2014 –ën, njihej nga policia për historitë e tij në lidhje me drogën.

Autori mësohet se udhëtonte me skuter dhe u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Vrasja e të riut besohet se ka lidhje me Kamorrën, për shkak të marrëdhënies së 21 – vjeçarit me famëkeqin ultras, Alberto Mattera./tvklan.al