Maqedoni

Një i dehur alarmoi dje MPB-në, do të sulmohet me raketa godina e qeverisë

28.01.2017 12:17

Një i dehur dje në orën 17:40 ka alarmuar policinë duke u lajmëruar nga telefoni celular në numrin e telefonik 192 duke thënë se “për 16 minuta dy raketa do të gjuhen ndaj ndërtesës...

Një i dehur dje në orën 17:40 ka alarmuar policinë duke u lajmëruar nga telefoni celular në numrin e telefonik 192 duke thënë se “për 16 minuta dy raketa do të gjuhen ndaj ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për ta shkatërruar atë”.

Siç njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme policia menjëherë ka vepruar dhe i ka marrë të gjitha masat operative teknike dhe e ka gjetur personin në fjalë.

Ai është dërguar në stacionin policor ku ka sqaruar se thirrja e tij ishte e motivuar sepse, siç ka thënë, “ka dashur të tërheq vëmendje sepse nuk ishte i kënaqur nga funksionimi i sistemit në shtet”.

Gjatë ditës së djeshme, ai është arrestuar në stacionin policor për një vepër tjetër, për të cilën, sipas pohimit të tij nuk ishte fajtor.

Merren veprime të duhura për zbardhjen e rastit, ndërsa është njoftuar edhe prokurori publik, kumtoi MPB-ja.