Maqedoni

Komunikacioni nëpër kushte dimërore, në disa vende është e mundur paraqitje e ngricave

28.01.2017 12:25

Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa...

Për shkak të temperaturave të ulëta është e mundur paraqitje e ngricave.
 
Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan - Makedonska Kamenicë - Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë.
 
Komunikacioni në drejtimin rrugor A3 Prilep - Manastir - Resnjë përmes Rreth rrrotullimit Manastir është ndërprerë për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe komunikacioni po rikahëzohet përmes qytetit të Manastirit.
 
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.
 
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti./mia