Botë
Njëmbëdhjetë persona e humbën jetën në Kili
28.01.2017 13:04
Njëmbëdhjetë persona e kanë humbur jetën në zjarrin më të madh pyjor në historinë e Kilit, kumtoi dje Qeveria...

Një burrë gjashtëdhjetëvjeçar është gjetur i vdekur në rrethinën e qytetit Kontituson. Edhe dhjetë persona e kanë humbur jetën dy javëve të kaluara në zjarrin, përfshirë gjashtë zjarrfikës dhe dy policë.
Zona e goditur nga zjarri dyfish është rritur gjatë dy ditëve të fundit dhe arriti sipërfaqe prej 3.870 metër katrorë, kumtoi Agjencia Kombëtare për Pyje. Kjo sipërfaqe është më e madhe nga ishulli Majorka.
Në pjesën qendrore dhe jugore të vendit ende janë aktivë 130 zjarre, prej të cilave 61 janë jashtë kontrollit. Temperaturat e larta mbi 35 gradë dhe erërat e fuqishme i vështirësojnë tentimet për shuarjen e tyre./mia
