Botë
“Shpigel”, rreth 40 ushtarë turq kërkuan azil në Gjermani
28.01.2017 13:58
Rreth 40 ushtarë turq, të cilët shërbejnë në bazat e NATO-s në territorin e Gjermanisë, kanë shtruar kërkesë për azil, shkruan gazeta “Shpigel”...

Sipas gazetës shumica e ushtarëve janë funksionarë të lartë. Shërbimi federal për emigrantë dhe refugjatë kumtoi se kërkesat e tyre do të shqyrtohen në procedurë të rregullt.
“Nuk ka dyshim se mundemi t’i kthejmë ata ushtarë në Turqi. Atje menjëherë do të burgosen”, citohet të ketë deklaruar për “‘Shpigel’ Shtefan Majer, ekspert në Bundestagun për çështje të brendshme politike.
Kancelarja gjermane Angela Merkel më 2 shkurt do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Turqi, ku nuk përjashtohet mundësia që të trajtohet edhe kjo çështje.
