Botë

Merkel: BE tani për tani nuk mund të lidhë marrëveshje me Libinë për riatdhesim të refugjatëve

28.01.2017 14:33

Bashkimi Evropian duhet të veprojë së bashku me Libinë kundër migrimit ilegal, por tani për tani nuk mund të lidhë marrëveshje...

Bashkimi Evropian duhet të veprojë së bashku me Libinë kundër migrimit ilegal, por tani për tani nuk mund të lidhë marrëveshje për riatdhesim të refugjatëve me atë vend, si atë me Turqinë, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel në video fjalimin javor, të publikuar në ueb faqen qeveritare.
 
"Gjithsesi se do të doja ta pengojmë migrimin ilegal. Dhe sipas neve kjo është në interes të vetë refugjatëve", tha Merkel dhe përmendi se vitin e kaluar në Detin Mesdhe janë mbytur mbi katër mijë persona, prej të cilëve shumica në rrugën nga Libi për në Itali.
 
Sipas saj kjo imponon bashkëpunim më të ngushtë me Libinë në luftën kundër migrimit ilegal, por tani për tani situata nuk i mundëson BE-së të lidhë marrëveshje me autoritetet libiane, si me Turqinë.
 
"Kjo do të jetë e mundur kur do të përmirësohet gjendja politike në Libi, kur qeveria e unitetit kombëtar me të vërtetë do të bëhet qeveri dhe do ta marrë kontrollin në mbarë vendin", shtoi Merkel./mia