Botë

Tereza Mej u takua me Erdoganin

28.01.2017 15:08

Kryeministrja britanike Tereza Mej u takua sot në Ankara me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan...

Mej mbërriti sot për vizitë në Ankara, ndërsa temë kryesore e takimeve është tregtia. Përveç mundësisë për përforcimin e lidhjeve tregtare, pasi që Britania e Madhe do ta braktisë Bashkimin Evropian.
 
Mej me liderët turq do të bisedojë edhe për Sirinë, Irakun, terrorizmin dhe përpjekjet për bashkimin e Qipros.
 
Pas takimit me Erdoganin ajo bisedoi edhe me kolegun turk Binali Jëlldërëm.
 
Në Ankara Mej vendosi lule Mauzoleumin e themeluesit të Republikës Mustafa Kemal Ataturk dhe deklaroi se Britania e Madhe dhe Turqia duhet t'i ripërtërijnë përpjekjet për realizimin e vizionit të Ataturkut për paqe në vend dhe në botë.
 
Në Turqi Mej mbërriti direkt nga SHBA, ku u takua me presidentin e ri amerikan Donald Tramp./mia