Maqedoni
Sulm me granata në oborrin e familjes Zeqiri në Radishan
12.05.2014 18:23
Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi se mbrëmë gjatë mesnatës në oborrin e familjes Zeqiri...

Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi se mbrëmë gjatë mesnatës në oborrin e familjes Zeqiri janë hedhur dy granata, prej të cilave sipas MPB-së vetëm njëra prej tyre ka shpërthyer.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ivo Koteski, njoftoi se viktima dhe të lënduar nuk ka, ndërsa ekspertiza vazhdon për zbardhjen e tërësishme të ngjarjes.
“Ministria e Punëve të Brendshme mbrëmë vonë rreth mesnatës ka pranuar denoncimin që është hedhur një mjet eksploziv i cili ka eksploduar në një shtëpi në Radishan, ndërsa në vendngjarje deri sa bëhej inspektimi në oborrin e shtëpisë, është gjetur edhe një mjet tjetër eksploziv, që nuk ka eksploduar. Janë marrë gjurmët nga vendngjarja, është marrë edhe mjeti i paeksploduar dhe të dyja janë dorëzuar në ekspertizë. MPB-ja i ka ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme për zbardhje dhe zbulim të kryerësve të cilët qëndrojnë pas këtij incidenti”, deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Ivo Koteski.
Familja Zeqiri ishte sulmuar disa javë më parë. Pjesëtarët e kësaj familje kanë njoftuar se për shkaqe sigurie janë larguar në Gjermani.
ZEJXHANE OSMANI
