Botë

Mattis kosova të bëhet me ushtri dhe të njihet nga Serbia

28.01.2017 15:23

Administrata e re e presidentit amerikan Donald Trump do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën...

Kjo parashihet në një dokument 56 faqesh si pjesë e Reformës së Mbrojtjes ku Sekretari amerikan i Mbrojtjes,  James Mattis, shkruan se Kosova duhet të formojë ushtrinë e saj dhe se Serbia besohet ta njohë Kosovën para se të dyja bashkë të futen në Bashkimin Europian.

“Kosova është një shembull që tregon se çfarë ndodh kur komuniteti ndërkombëtar, i udhëhequr nga ShBA-të, përkushtohet në mbrojtjen e vlerave dhe interesave të veta. Në përgjithësi, atje do të rekomandoja reduktime të trupave,  konform situatës së sigurisë në terren, por për momentin, Forca e ka të vështirë të sigurojë stabilitetin në regjion. Për më tepër, para se te reduktohet prezenca ushtarake e SHBA-ve në Kosovë, Forca e Sigurisë së Kosovës duhet të marrë mandat për sigurimin dhe mbrojtjen territoriale, një ndryshim që do të kërkojë edhe ndryshime kushtetuese me mbështetjen e Parlamentit”, shkruan sekretari I jashtëm amerikan Mattis sa I përket asaj se si duhet të veprojnë SHBAtë me prezencën e saj ushtarake në Kosovë.

Ai lavdëron përpjekjet e BE-së në raport me Kosovën dhe Serbinë, ndërsa pohon se Serbia pritet ta njohë Kosovën para anëtarësimit në BE.