Maqedoni

Qendra për trajnim të pilotëve, konkurs për pranimin e pilotëve ushtarak

28.01.2017 15:46

Qendra për Trajnim të Pilotëve në Shkup mbajti prezantimin e trajnimeve për pilotë i cili, siç tha kapiteni Borçe Manev, ka për qëllim ta afrojë profesionin e pilotit deri tek të rinjtë...

Kapiteni Manev, përkujtoi se në vijim është konkursi për pranimin e pilotëve ushtarakë pranë Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa do të zgjasë deri më 3 mars të këtij viti.

Pritjet janë se rreth 300 djem dhe vajza do të shfaqin interesim për pilotë ushtarakë në ARM.

Për paraqitje në konkurs të rinjtë duhet të kenë të mbaruar arsim të lartë, të kenë njohuri të gjuhës angleze dhe të jenë shtetas të Maqedonisë.  

Gjatë pranimit të personave për aftësim profesional me ciklin e parë të përfunduar të studimeve për nevojat e Ministrisë dhe Armatës, parashihet respektimi i parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të bashkësive.