Maqedoni

VMRO-DPMNE, vijon koha e desoroizimit

28.01.2017 16:01

VMRO-DPMNE ka dekalruar sërish sot se vijon koha e desoroizimit dhe se destruksioni i mercenarëve të Soros-it është lexuar gjithkund...

VMRO-DPMNE ka dekalruar sërish sot se  vijon koha e desoroizimit dhe se destruksioni i mercenarëve të Soros-it është lexuar gjithkund.

“LSDM-ja dhe Soros shpresojnë se me para dhe me ndihmë nga jashtë do ta luajnë vullnetin e popullit, do të grabisin nga pushteti dhe do të vazhdojë me marshimin e tyre destruktiv, duke kaluar të pandëshkuar. Më 11 nëntor populli i dha fund fantazive të errëta të LSDM-Soros”, theksohet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Nga kjo parti thon se LSDM/Soros dy vite të egërsuar shkatërruan gjithçka para vetes dhe shkaktuan dëme të rënda dhjetëra miliona euro.

“Familjet e 40 nëpunësve policorë të cilët u sulmuan dhe lënduan në protestat e dhunshme para Qeverisë dhe policët tjerë duhet të jenë në dijeni se drejtësia po vjen”, theksojnë nga VMRO-DPMNE.