Maqedoni
Agronomët, temperaturat e ulëta dëmtojnë të mbjellat
28.01.2017 16:19
Dimri i acartë, me temperatura në disa grade nën zero, mund të ketë ndikim negativ në kulturat bujqësore, alarmojnë agronomët...

Temperaturat deri në minus 18 gradë mund të dëmtojnë seriozisht të mbjellurat e grurit dhe elbit.
Por fatmirësisht rënia e borës, do të ndikojë që të parandalojë dëmet, pasi që shtresa e borës është si mburojë për të mbjellurat. Pemët janë më pak të rrezikuara në këtë drejtim.
“Pas rreshjes së dëborës janë të mbuluar kulturat e grurit edhe nuk do të ketë shumë pasojë, pas kësaj është si mbulojë e grurit dhe elbit. Në këtë kohë të stinës së dimrit pemët janë në atë fazën ku janë duke pauzuar dhe nuk pritet që të ketë dëme shumë të mëdha prej stinës së dimrit”, shprehet agronomi Irfan Azemi.
Dëmin më të madh prej temperaturave të ftohta pritet ta ketë vreshtaria.
“Në bazë të disa të dhënave që I kemi në rajonin e Tikveshit apo Kavadarcit pritet që atje do të ketë dëme prej temperaturave të ulëta, sidomos tek vreshtat. Në mbi -18 gradë celsius në qoftë se arrihet temperatura atëherë pritet që të ketë pasoja”, shprehet agronomi Irfan Azemi.
Azemi thekson se për të parë se sa do të jetë dëmi në kulturat bujqësore duhet të presim stinën e pranverës, atëherë edhe kur fillon të ripërtërihet vegjetacioni.
ERSAN PAJAZITI
