Botë

Thaçi i telefonon Vuçiqit, biseduan për normalizimin e mardhënieve

28.01.2017 16:53

Pas tensioneve disa ditore politike duket se takimi i fundit në Bruksel mes krerëve të Kosovës dhe Serbiosë, ka relaksuar raportet mes dy vendeve...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar sot për një bisedë telefonike me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.                    

“U pajtuam që të punojmë bashkërisht që nëpërmjet dialogut t’i zgjidhim të gjitha çështjet me interes reciprok e që ndërlidhen me procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë” ka shkruar Thaçi në Facebook, pa dhënë detaje nëse gjatë Bisedës me kryeminsitrin serb, janë prekur temat e nxehta si muri në Mitrovicë, apo fletarrestet ndërkombëtare të lëshuara nga Serbia për ish pjestarët e UÇK-së.

Takimi i fundit në kuadër të normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë, më 24 janar në Bruksel, mes presidentit, Hashim Thaçi, dhe kryeministrit, Isa Mustafa, me homologët e tyre serb Tomisllav Nikolliq, e Aleksandër Vuçiq erdhi pikërisht pas tensionimit të raporteve mes dy vendeve për shkak të arrestimit të Ramush Haradinajt në Francë, me urdhërarrest të Serbisë, tentimit për futjen e një treni ilegal nga Serbia në teritorin e Kosovës dhe ndërtimit të murit në Mitrovicë.

Vazhdimi i dialogut në rrethana të tilla u vlerësua i pa pranueshëm nga opozita në Kosovë. 

GYLTENE SINANI