Maqedoni

Iniciativë qytetare: “Të shpëtojmë Kodrën e Diellit “

28.01.2017 17:09

Dikur një qendër turistike atraktive Kodra e Diellit aktualisht ndodhet në gjendje të mjerueshme...

Kështu ankohen vizitorët të cilët thonë se për tu ngjitur në këtë qendër skijimi u duhet të ecni në këmbë më shumë se dy kilometra, e më pas të përballen me faktin se skiliftët nuk janë në funksion.
 
“Fatkeqësisht sivjet Kodra e Diellit është në gjendje më të rëndë të mundshme , për ofrimin e kushteve elementare, përsëris elementare jo më kushte që duhet ti ketë çdo qendër skijimi .U ndeshëm me zhgënjimin e parë pasi sa paguan biletën dhe merë biletën të informon se dy skiliftët nuk punojnë . Rrafshimi I terreneve për skim fillon të bëhet pasi lëshohen skiliftat në përdorim”...
 
“Kodra e Diellit çdo ditë I jep kushtet fenomenale nga natyra , për fat të keq njeriu nuk I plotëson kushtet si duhet , këto skilifta I kanë pakë çmimet e kripura paguan 900 dinar dhe I shfrytëzon shumë minimal. Momentalisht në këmbë ecim sepse nuk ka rendë”...
 
“Erdha sot me të skijoj  dhe shijuar por fatkeqësisht ata që shitën biletat nuk na treguan se skiliftat nuk punojnë dhe na I than me çmimin e njëjtët sikur ishin edhe me parë”...
 
“Se 10 vite jam bërë  edhe banorë I Kodrës së Diellit , por kamë frikë mos të jetë një investim I gabuar I imi pasi për këto 10 vite nuk është bërë as gjë as një gozhdë e vetme nuk është investuar”, shprehen turistët.
 
Ditë më parë në Tetovë është formuar një iniciativë qytetarë "Të Shpëtojmë Kodrën e Diellit“.
 
Ato sot , kanë qëndruar në këtë pikë turistike , duke u shprehur se do të bëjnë të pa mundrrën për të shpëtuar këtë qendër turistike, me rëndësi shëndetësore, ekologjike, turistike dhe ekonomike.
 
“Të mbledhur nën organizimin qytetar  “Të Shpëtojmë Kodrën e Diellit” shprehim hidhërimin tonë për katandisje  e kësaj qendre turistike që I është bërë tash e 15 vite me radhë, duke e lënë pa as një investim pa asnjë rregullim infrastrukturor,pa as një mirëmbajtje , pa asnjë projekt konkret në drejtim të forcimit të kapaciteteve pranuese turistike”, shprehet Hamdi Sulemani nga iniciativa qytetare “Të Shpëtojmë Kodrën e Diellit“.
 
Sipas iniciativës qytetare “Të Shpëtojmë Kodrën e Diellit” aktivitetet e tyre do të vazhdojnë duke mos përjashtuar as mundësin e protestave ditëve në vijim.
 
VISAR SADIKI