Maqedoni
Ivanov, shëtitje turistike në Vevçan me ambasadorët
28.01.2017 17:35
Presidenti Gjorge Ivanov, ka organizuar një shëtitje turistike në Vevçan për ambasadorët, konsujt dhe diplomatët tjerë ndërkombëtarë...

Përfaqësuesit e korit diplomatik, kishin vlerësim pozitive për idenë e presidentit për organizimet e tilla që janë një mundësi e mirë për takime në një atmosferë më të relaksuar.
“Themi njihe vendin që ta duash më shum, dhe mendoj se presidenti e bën pikërisht këtë.Jo vetëm që shëtisim dhe njihemi me Vevçanin, e pam kishën e mrekullueshme të shekullit 19 dhe mësuam histori nga e kaluara. Poashtu takohemi në atmosferë më të relaksuar me presidentin dhe kabinetin e tij”, shprehet ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar.
"Kjo është iniciativë mjaftë e mirë dhe e frytshme e presidentit që të organizojë takime të tilla vjetore e dhe atë jashtë kryeqytetit. Kjo për ne është një mundësi për të vizituar vende tjera, qytete në vend", shprehet ambasador i Polonisë, Jacek Multanovski.
Maqedonia është një vend atraktiv turistik vlerësuan diplomatët ndërkombëtarë.
GYLTENE SINANI
