Hendboll

Norvegjia ndaj Francës në finalen e KB në hendboll

28.01.2017 17:38

Pas Francës, finalistja e dytë e Kampionatit Botëror të hendbollit është Norvegjia...

Përfaqësuesja skandinave dhuroi një paraqitje fenomenale ndaj përfaqësueses kroate, paraqitje e cila në fund u kurorëzua me fitore, që nënkupton kalim në finale për norvegjezët.
 
Mund të thuhet që takimi i luajtur mbrëm mes Kroacisë dhe Norvegjisë ishte më interesanti nga të gjitha ndeshjet e tjera që u luajtën deri më tani.
 
Këtë konstatim e mbështet bindshëm edhe fakti që për t’u përcaktuar fituesi, skuadrat u detyruan të shkojnë në ‘minutat shtesë`, me kohën e rregullt që përfundoi me rezultat të barabartë 22-22.
 
Përveç hendbollistit Myrhol që shënoi 6 gola, heroi i vërtetë dhe shpëtimtari i Norvegjisë në këtë takim ishte portieri Bergerud, i cili edhe kësaj here i mundësoi skuadrës së tij kualifikimin në fazën tjetër pas disa pritjeve vendimtare që i realizoi dhe veqanërisht pritjes të shtatë metërshit të Horvatit, në mbyllje të kohës së rregull, kur kroatët pot ë realizonin, do të plasoheshin në finale.
 
Kësisoj, në finale vazhdon Norvegjia, të cilët atje e pret punë e vështirë ndaj Francës favorite, kurse Kroacia sonte nga ora 20 e 45, do të luan ndaj Sllovenisë për medaljen e bronztë. Finalja në program është nesër, me fillim në orën 17.30.