Tenis
Serena fituese e AUS Open, e kalon Stefi Graff
28.01.2017 17:40
Tenistja amerikane Serena Williams është shpallur fituese e grand slemit të Australia Open për femra, duke mundur 2-0 në finale motrën e saj Venus (6-4, 6-4 rezultati i dy seteve)...

Një triumf që pritej, me Serenën që edhe pse vuajti, ishte më superiore se motra e saj. Për motrën e vogël Williams ky është suksesi i 7-të në grand slemin australian, i 23-ti në karrierën e saj, duke kaluar një legjendë të këtij sporti si Stefi Graff (22 grand sleme).
Të dyja motrat dhuruan një ndeshje të bukur dhe me rivalitet, teksa pavarësisht moshës, te dyja mbi 35 vjeçe, treguan se janë ende në gjendje të jenë kampione. Dhe publiku duartrokiti gjatë këtë spektakël të motrave amerikane, më të famshme të sportit të tenisit.
Ndërkohë nesër, me fillim në orën 9.30 sipas kohës lokale në vendin tonë, në program do të jetë finaleja e meshkujve, ku në super klasikën botërore, si në kohërat më të mira, për herë të 35-të në karrierën e tyre, do të ndeshen Roger Federer dhe Rafael Nadal.
Deri më tani, spanjolli është bindshëm më i mrië, me 23 fitore, përballë 11 triumfeve të zvicëranit.