Basketboll

Harden vazhdon me magjitë

28.01.2017 17:45

Një tjetër ndeshje fantastike për James Harden, që realizoi 51 pikë, 13 rebaund e 13 asist në fitoren që Houston arriti ndaj Philadelphia, me shifrat 123-118...

Praktikisht, ai i vetëm mundi Philadelphia, duke qenë kandidati kryesor për trofeun e MVP.
 
San Antonio ka pësuar një ndalesë në marshimin e tij drejt kreut të renditjes në Konferencën e Perëndimit, duke u mundur 119-103 nga New Orleans, ndeshje e komanduar nga skuadra vendase.
 
7 lojtarë nga ekipi vendës realizuan mbi 11 pikë, me Davis që realizoi 22 pikë dhe Jones 21, ndërsa për Spurs nuk mjaftuan 23 pikët e Leonard.
 
Rikthehet te fitorja ekipi kampion i Cleveland, që mundi 124-116 Brooklyn, ndeshje ku vendasit rigjetën qetësinë pas një periudhe negative.
 
James me 31 pikë e Irving me 28 ishin dy liderët e ekipit të Cavaliers në parket.