Maqedoni
Mblidhje e kryesisë qëndrore të BDI-së, pritet vendimi për qeverinë e re
28.01.2017 18:04
Në selinë partiake në Reçicë të Vogël vazhdon takimi i kryesisë qëndrore të BDI-së rreth asaj se me kë do të kualicionojë kjo parti për formimin e qeverisë së re...

Në mbledhje po marrin pjesë edhe deputetët e përbërjes së re parlamentare, ndërsa po zhvillohet një debat konstruktiv dhe parimorë thot zëdënësi i integristëve Bujar Osmani.
“Në këtë fazë bëhet fjalë për debat parimesh dhe i njëjti është konstruktiv. Në këtë moment nuk kemi ende vendim për koalicionin e mundshëm me partitë maqedonase.
Ne i kemi shpalosur cilat janë kushtet tona pa të cilat nuk do hyjmë në Qeveri. Mbledhja do të zgjat deri më vonë dhe në pjesën e dytë të saj do të kemi qëndrim më të konkretizuar. Nuk kemi preferenca me cilën parti të shkojmë, debati është konstruktiv, neve nuk na intereson fati i partive maqedonase, kemi kontratën e nënshkruar me popullin shqiptar në zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe jemi të obliguar ta realizojmë atë”, shprehet zëdhënës i BDI-së, Bujar Osmani.
Osmani thot se debate do të vazhdojë deri në orët e vona, ndërsa vendimi për atë se a do të kualicionojë BDI me VMRO DPMNEnë, apo do të përcaktohet për ndonjërin nga katër opcionet tjera të mbetura pritet të publikohet sonte vonë, apo gjatë ditës së diel.
VISAR SADIKU
